HUMBJE E FLOKËVE TEK FEMRAT

Shumë femra përjetojnë rënie të flokëve në një periudhë të jetës së tyre. Rënia e flokëve mund të ketë shumë shkaqe të ndryshme, por për shkak të perceptimit të pamjes estetike në shoqëri, shkatërrimi emocional dhe psikologjik i shkaktuar nga ky problem te femrat është më i rëndë se meshkujt. Prandaj, tullacia nuk është një problem që femrat mund ta injorojnë. Edhe pse ekzistojnë trajtime të ndryshme mjekësore për rënien e flokëve tek femrat, transplantimi i flokëve në rënie të përhershme mund të eliminojë këtë problem.

SHKAQET E RËNIES SË FLOKËVE TEK FEMRAT 

AGA (Alopecia Androgjenetike), e cila mund të ndodhë sipas predispozicionit gjenetik dhe nivelit të hormonit androgjen, është shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt dhe zakonisht ndodh në menopauzë pas moshës 40 vjeç. Kuptohet nga   rrallimi dhe hollimi i flokëve. Testosteroni hormonal mashkull i sekretuar nga vezoret dhe gjëndrat mbiveshkore ndërvepron me enzimën 5-alfa-reduktazë që gjendet në llambën kapilar dhe shndërrohet në dihidrotesteron (DHT). DHT çon në rrallimin, hollimin dhe përfundimisht çon në humbje.

Shtatzënia, lindja, pilulat e kontrollit të lindjes dhe sëmundjet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në ekuilibrin e hormoneve në kushtet e trupit që shkaktojnë rënie të flokëve tek femrat.

Humbja e flokëve në Mënyrë Tërheqjeje  (Traction) për fat të keq është një tjetër shkak i zakonshëm. Flokët e kapura si bisht kali dhe të krehura prapa me një krehër me dhembe the vegjel e te ngushte për vite me radhë çojnë në rënien e flokëve.

Anemia ose niveli i ulët i qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobina në gjak janë ndër shkaqet kryesore të humbjes së flokëve tek femrat. Kur eleminohet kjo mungesë, humbja e flokëve përmirësohet.

Është raportuar se kanceri, përdhesi (gout), hipertensioni, artriti, sëmundja e zemrës dhe ilaçet e përdorura per depresionin, si efekt anësor  shkaktojnë rënien të flokëve.

Stresi i tepërt dhe trauma emocionale gjithashtu mund të çojnë në rënie të papritur të flokëve. Në klinikën tonë paraqiten një baba i cili brenda 2 ditëve i humb edhe qerpikët pasi mëson se djali i tij shkoi në burg. Në raste të tilla, nuk ka dyshim se marrja e mbështetjes psikologjike do të sigurojë një zgjidhje për problemin.

Ushqimi i parregullt dhe humbja e peshës së tepërt janë ndër faktorët që mbështesin humbjen e flokëve.

 

KLASIFIKIMI

Klasifikimi më i përdorur për rënie të flokëve tek femrat është “Klasifikimi Ludwig

Në fotografin vërehet klasifikimi i shkallës së 1, 2. dhe 3-të.

DIAGNOZA E RËNIES TË FLOKËVE TEK FEMRAT

Ndryshe nga meshkujt, tek femrat rënien e  flokëve në përgjithësi shihet në pjesën e sipërme të kokës në mënyrë rrallimi. Në Klasifikimin Ludwig  të mësipërm është shkalla e humbjes së flokëve.

Hapi më i rëndësishëm në zgjidhjen e këtij problemi është të përcaktoni shkakun themelor të rënies së flokëve. Në këtë pikë kryhen analiza të ndryshme të gjakut dhe teste për diagnostikimin e sëmundjeve që mund të shkaktojnë rënie. Data dhe përparimi i fillimit të rënies është e rëndësishme në fazën e diagnozës.

Gjatë procesit të diagnostikimit nga mjeku mund të kryhet testi i tërheqjes së flokëve. Me këtë test të thjeshtë mjeku juaj mat ashpërsinë e rënies së flokëve. Metodat e tjera përfshijnë ekzaminimin mikroskopik, biopsinë e lëkurës së flokëve dhe fototrogramin.

METODAT E TRAJTIMIT TË RËNIES SË FLOKËVE TEK FEMRAT

Rënia e flokëve duhet të diagnostikohet herët dhe të trajtohet para përparimit. Të gjithë faktorët e mundshëm konsiderohen në fazën e planifikimit të trajtimit. Mundësitë e trajtimit përfshijnë trajtimin e sëmundjeve themelore, trajtimin e ilaçeve dhe transplantimin e flokëve.

Trajtimet mjekësore, kryesisht përbëhen nga ilaçe që përmbajnë substanca të tilla si minoxidil dhe finasteride për riparimin e gjëndrave të flokëve. Edhe pse thatësia e lëkurës, humbja e dëshirës seksuale janë raportuar si efekte anësore, në studimet shkencore, në aspektin e efekteve anësore nuk janë vërejtur dallime domethënëse midis përdoruesve të ilaçeve dhe grupeve të placebo.

Trajtimi me lazer, synon të forcojë flokët duke dërguar energji lazer në gjëndrat e flokëve, por nuk është zgjidhja përfundimtare.

PRP (Platelet rich plasma =Plazma e pasur me trombocite), është një nga metodat e aprovuara nga FDA për trajtimin e rënies së flokëve në modelin mashkullor. Pjesë e pasur me trombocite e marrë nga gjaku i personit ndahet dhe injektohet tek pacienti. Faktorët e rritjes dhe enzimat e sekretuara nga qelizat e trombociteve sigurojnë forcimin dhe mbrojtjen e flokëve.

Me Mezoterapi, në lëkurën e kokës injektohen substanca të tilla si vitamina, minerale, aminoacide, faktorë të rritjes dhe synon të rrisë dhe rigjallërojë normën metabolike të flokëve. Frekuenca e aplikimit është zakonisht një seancë në muaj. Mund të konsiderohet si një trajtim mbështetës në transplantimin e flokëve dhe është shumë i suksesshëm kur kombinohet me Prp.

Transplantimi i flokëve, gjithashtu është një trajtim efektiv edhe për femrat. Është e rëndësishme, se kryhet nga mjekë të specializuar në fushën e tyre, në një mjedis higjenik, duke përdorur teknologjitë më të fundit në këtë fushë dhe duke marrë parasysh statusin psikologjik dhe komoditetin e pacientëve.

ÇFARË MUND TË BËJMË PËR JU

Rënia e flokëve është një problem shëndetësor që mund të lehtësohet ose ndalet me metoda të ndryshme të trajtimit. Me mjekët tanë mund të keni video konferenca falas dhe të merrni mbështetje për identifikimin dhe trajtimin e faktorit shkaktues të rënies. Klinika Smile Hair është e njohur për punën e tyre globale në terren dhe mjekët që deri më sot kanë trajtuar mijëra pacientë, trajtojnë problemet në lidhje me flokët tuaja dhe nëse është e nevojshme,kryejnë  mbjelljen e flokëve.

Mund të na kontaktoni për informacione të detajuara  përmes faqes sonë të internetit.

instagram : smilehairclinic

Smile Hair Transplant Clinic Istanbul has 4.91 out of 5 stars 4727 Reviews on ProvenExpert.com