HUMBJE E FLOKËVE TEK MESHKUJT
Tek shumica e meshkujve rënia e flokëve fillon në fund të moshën 20 vjeçare dhe rritet në moshën 50 vjeçare. Rënia e flokëve tek meshkujt; mund të jetë për shkak të shpeshtësise së larjes së flokëve, çrregullimeve te lëkurës, infeksionet, kequshqyerjes, ilaçeve të përdorura, por kryesisht varet nga faktorët gjenetikë.
Testestoroni i hormonit mashkullor është përgjegjës për humbjen e flokëve me origjinë gjenetike.Ky hormon bashkëvepron me enzimën 5-alfa-reduktazë që gjendet në sythin e flokëve (capillary bulb) dhe shndërrohet në dihidrotesteron (DHT). DHT çon në rrallimin, hollimin dhe përfundimisht çon në humbje. Ky lloj i humbjes së flokëve quhet “alopecia androgjenike” = “AGA”. Mendimi aktual mjekësor është se shumë gjene janë të përfshirë në formimin e AGA. Deri më tani, 8 vende të dyshuara janë raportuar në kromozomin X, përfshirë rajonin që kodon receptorin androgjen.
ÇFARË ËSHTË ALOPECIA ANDROGJENIKE?
AGA, (Alopecia Androgjenike) është shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve tek meshkujt. Rënia e flokëve fillon në tempuj dhe vazhdon në kafkë dhe në vijën anësore të mesme si rezulltat i shndërrimit testosteroni, hormoni më efektiv dhe mbizotërues androgjenik nga enzima 5-alfa-reduktazë në gjëndrat e flokëve tanë në dihidrotestesteron. Në këtë proces, flokët bëhen më të hollë dhe të dobësuar, gjë që quhet miniaturization. Rënia ndodh më vonë.
Rënia e flokëve dhe tullacia shkaktojnë stres intensiv dhe ndikojnë negativisht në jetën shoqërore të personit. Pacientët humbasin vetëbesimin e tyre. Mjekët tanë shpesh dëgjojnë nga pacientët e tyre fjalët “Vetëbesimi im është rifituar”. Rënia e flokëve e shkaktuar nga alopecia androgjenetike ndodh në gjysmën e meshkujve të moshës 50 vjeç. Me trajtimin e duhur, është e mundur të ndaloni ose ngadalësoni rënien e flokëve.
KLASIFIKIMI
Për të përcaktuar formën e rënies së flokëve përdoret “Klasifikimi Norwood”.
TRAJTIMI I RËNIES SË FLOKËVE TEK MESHKUJT
Për të parandaluar rënien e flokëve tek meshkujt, në lëkurën e flokëve mund të aplikohen produkte të ndryshme mirëmbajtjeje. Por, në rastin e rënies të shkaktuara gjenetikisht, trajtimet që do të jepen nga mjekë specialistë duke marrë parasysh historinë e familjes (anëtarët e familjes a kanë probleme me rënie të flokëve apo jo) menyra e të ushqyerit dhe të gjumit do ta afrojnë personin më pranë zgjidhjes. Disa trajtime kundër rënies së flokëve janë renditur më poshtë.
MBRONI FLOKËT ME FINANSTERIDE
Finasteride parandalon rënien e flokëve duke riparuar rrallimin / dobësimin e flokëve dhe është aprovuar nga FDA për përdorim në trajtimin e rënies së flokëve. Supreson enzimën 5-alfa-reduktazë dhe parandalon formimin e DHT. Kjo eliminon efektet negative të testosteronit në gjëndrat e flokëve. Shumë efektive në mbrojtjen dhe forcimin e flokëve. Shkalla e efekteve anësore në pacientët që marrin finasteride është shumë e ulët, dhe në studimet shkencore nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në efektet anësore midis pacientëve që marrin finasteride dhe placebo.
RRISNI QARKULLIMIN E GJAKUT NË FLOKËT TUAJ ME MINOXIDIL
Minoxidil është një substancë e provuar që ka një efekt të fortë në rënien e flokëve te modelit mashkullor të shkaktuar nga alopecia androgjenike. Kjo eshte një nga metodat e trajtimit të aprovuar nga FDA. Rezultatet janë më të mira kur përdoret në kombinim me finasteride duke masazhuar butësisht lëkurën e kokës. Megjithëse shkalla e efekteve anësore është e ulët, mund të shfaqen acarime të lëkurës dhe reaksione alergjike.
FLOKË TË PËRFORCUARA ME PRP
PRP (Platelet rich plasma =Plazma e pasur me trombocitet), është një nga metodat e aprovuara nga FDA për trajtimin e rënies së flokëve në modelin mashkullor. Pjesë e pasur me trombocite e marrë nga gjaku i pacientit, ndahet dhe injektohet tek personi. Faktorët e rritjes dhe enzimat e sekretuara nga qelizat e trombociteve sigurojnë forcimin dhe mbrojtjen e flokëve.
RINOVIMI I FLOKËVE ME MEZOTERAPI
Mezoterapi është një nga trajtimet e aplikuara në modelin mashkullor për humbjen e flokëve, ku në lëkurën e kokës injektohen substanca të tilla si vitamina, minerale, aminoacide, faktorë të rritjes dhe synon të rrisë dhe rigjallërojë normën metabolike të flokëve. Frekuenca e aplikimit është zakonisht një seancë në muaj. Mund të konsiderohet si një trajtim mbështetës në transplantimin e flokëve dhe është shumë i suksesshëm kur kombinohet me Prp.
TRANSPLANTIMI I FLOKËVE
Këto trajtime që aplikohen për rënien e flokëve tek meshkujt nuk janë zgjidhja përfundimtare për rënien gjenetike të flokëve. Transplantimi i flokëve është metoda më e efektshme dhe e vlefshme për zhdukjen e problemit te humbjes se flokeve. Kurse trajtime të tjera mund të konsiderohen se mbështesin rezultatet pas mbjelljes të flokëve.
TRANSPLANTIMI I FLOKËVE TEK MESHKUJT
Mbjellja e flokëve është një nga metodat më të preferuara për pacientët që kanë model mashkullor për të pasur flokë të shëndetshëm. Rezultatet pozitive te mbjelljes se flokëve tek meshkujt janë mjaft të larta.
Mbjellja e flokëve tek meshkujt bëhet në dy metoda të ndryshme duke përfshirë FUE dhe FUT. Metoda FUE e mbjelljes se flokëve është shumë më e preferuar për shkak të avantazheve , duke qene se realizohet pa lene shenja apo plage dhe shkalla e rikuperimit pas procedurës eshte me e larte.
Rezultatet e suksesshme në mbjelljen e flokëve bëhen të dukshme në planin afatgjatë. Gjithashtu ekzistojnë shumë pika të rëndësishme për t’u marrë parasysh para dhe pas procedurës. Për informacion më të detajuar në lidhje me transplantimin e flokëve, ju lutemi lexoni tekstin ‘Operacioni i mbjelljes se flokeve, dhe na kontaktoni përmes faqes tonë të internetit.
instagram : smilehairclinic