OPERACIONI I TRANSPLANTIT TË FLOKËVE
Procesi i mbjelljes së flokëve filloi në vitet ’50 dhe në të vërtetë filloi per një transplant organesh dhe sot ai ofron zgjidhje për shumë njerëz që kanë probleme me rënien e flokëve në të gjithë botën.
Dhe jo vetem kthehet vetëbesimi i individëve,por në jetën e tyre shoqërore vërehet një përmirësim.
Pacientët me probleme të rënies së flokëve janë kurioz për hapat e procedurës, nëse ka dhimbje apo jo dhe shumë çështje që lidhen me rikuperimin pas procedurës. Në këtë artikull të përgatitur për të parandaluar shperndarjen e informacionit te gabuar në internet, sqarojmë pika të rëndësishme në lidhje me mbjelljen e flokëve.
SI KRYHET OPERACIONI I MBJELLJES SË FLOKËVE?
Për ata që nuk kanë ndonjë ide rreth mbjelljes së flokëve, ne këtë proces mund ta krahasojmë me marrjen e një lule nga një vend dhe ta mbjellim në një vend tjetër. Ne e marrim bimën pa e dëmtuar rrënjën e saj dhe e vendosim në një vend tjetër të përgatitur. Në transplantimin e flokëve, rrënjët e flokëve të quajtura graft merren nga një pjesë e trupit dhe transferohen në rajonin ku ndodh rënia e flokëve.
Ekzistojnë tre faza të operacionit për transplantimit të flokëve: Marrja / mbledhja (harvesting/extraction) e rrënjëve (grafteve) nga zona dhuruese, prerje / hapje e kanaleve dhe procesi i mbjelljes. Operacioni zgjat gjithsej 6-8 orë.
Detajet e hapave të përshkruar në artikullin tonë Para Operacionit të Transplantit të Flokëve duhet të aplikohen dhe të merren parasysh ushqimi dhe veshja e duhur e rekomanduar nga mjeku i juaj.Transplantimi i flokëve është planifikuar duke vlerësuar qafën, kokën, fytyrën dhe ballin e pacientit dhe të gjitha rezultatet e mundshme shpjegohen qartë dhe sigurohen që të kenë një pritje realiste. Përndryshe, personat do të ndjehen të mashtruar dhe të irrituar. Mënyra për të parandaluar këto pasoja negative është gjithmonë të merrni mbështetje profesionale nga klinikat.
Në fillim të operacionit anestezia lokale aplikohet në lëkurën e kokës. Në këtë proces si kur mund të përdoren gjilpërat por edhe anestezia pa gjilpërë është një opsion tjetër. Ju mund të gjeni informacione të hollësishme në artikullin tonë Anestezi pa Gjilpërë. Anestezia pa gjilpërë minimizon dhimbjen dhe vuajtjen e mundshme dhe në vitet e fundit përdoret shpesh. Në këtë operacion, pacienti është plotësisht i vetëdijshëm, por ndjen dhimbjen minimale. Anestezia pa gjilpërë për fat të keq përdoret si një mjet marketingu dhe pacientëve u premtohet “anestezi pa dhimbje”. Premtime të tilla nuk pasqyrojnë realitetin.
Në mbjeljen e flokëve, graftet zakonisht merren nga pjesa e pasme e kokes. Në terminologjinë mjekësore, grafti është në një gjende ku nuk ka asnjë lidhje me enët e gjakut dhe nervat me qëllim që indi i marrë nga ndonjë pjesë e trupti të mund të transferohet në një pjesë tjetër të trupit. Nëse në pjesën pas köke nuk ka flokë të mjaftueshëm, graftet mund të merren nga pjesë të ndryshme të trupit. Graftet duhet të merren nga personi që do të transplantohet, transplantimi i flokëve nga një individ tjetër nuk është i mundur.
Infermierët e përfshirë në operacion ndajne gjëndrat e flokëve (graftet) sipas numrit të folikujve dhe karakteristikave të caktuara. Kryerja e kësaj faze me përpikëri ka një rëndësi të madhe për pamjen natyrale të flokëve pas procedurës.
Në mbjelljen e flokëve, hapi më i rëndësishëm që siguron pamje natyrale është hapja e kanaleve (prerja). Drejtimi i rritjes së flokëve ndryshon midis personave dhe nuk është i njëjtë edhe në pjesë të ndryshme të kokës në të njëjtin person. Prandaj, kanalet duhet të hapen në këndin dhe thellësinë e duhur. Në këtë fazë, përvoja e mjekut në këtë fushë është shumë e rëndësishme.
Me përfundimin e transplantimit të flokëve, pacientët në të njëjtën ditë mund të kthehen në shtëpitë ose hotelet e tyre. Në këtë fazë, është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet dhe sugjerimet në artikullin tonë të titulluar Pas Operacionit të Transplantit të Flokëve.
A ËSHTË MBJELLJA E FLOKËVE E VËSHTIRE DHE E DHIMBSHME?
Shumica e pacientëve pyesin nëse mbjellja e flokëve është e dhimbshëm apo e vështirë. Anestezia lokale eliminon dhimbje që ndihet. Vitet e fundit, anestezia pa gjilpërë e ka bërë operacionin e transplantimit të flokëve shumë më të lehtë dhe më të besueshëm.
Shqetësimet e tilla të pacientëve zakonisht zvogëlohen ose zhduken pas fillimit të procedurës. Edhe pse fryrje dhe ënjtje janë rezultate të pritura, ato shpesh zhduken spontanisht. Mjekët tanë mund të rekomandojnë ilaçe për dhimbje për të lehtësuar procesin pas operacionit.
MBJELLJA E FLOKËVE A ËSHTË E RREZIKSHME? A KA NEVOJË PËR NJË MBJELLJE PËRSËRI?
Nuk është një procedurë e rrezikshme kur kryhet nga specialistë dhe mjekë me përvojë në fushën e transplantimit të flokëve nën pajisjet e duhura dhe kushtet e nevojshme të higjienës. Rrallë, mund të ndodhin disa komplikime.
Transplantimi i flokëve mund të konsiderohet si një proces i gjatë trajtimi. Disa pacientë arrijnë rezultate të shkëlqyera me një mbjellje të vetme, ndërsa zona dhuruese është e pamjaftueshme dhe humbja e flokëve është e madhe në disa pacientë mund të ketë nevojë të transplantohet përsëri brenda 1-2 viteve pas transplantimit të parë. Flokët e mbjelle do të bien brenda disa javësh. Në 6 muajt e parë pas mbjelljes, flokët e shëndetshëm do të fillojnë të rriten përsëri dhe procesi do të zgjasë 12-24 muaj për të përfunduar.
instagram : smilehairclinic