Pas operacionit të transplantit të flokëve

Sot shumë njerëz kanë probleme me rënien e flokëve për shkak të stresit, kushteve te vështira të jetesës, gjumit te parregullt, ushqimit te parregullt dhe faktorëve gjenetikë së bashku. Transplantimi i flokëve, nga ana tjetër, shihet si metoda më efektive për të përballuar këtë problem, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën shoqërore të një personi dhe ne vetëbesim.

Mbjellja e flokëve përfshin një proces të gjatë që përbëhet nga tre faza. Ky proces mund të konsiderohet si Para Operacionit të Transplantit të Flokëve, Gjate Operacionit të Transplantimit të Flokëve dhe Pas Operacionit të Transplantimit të Flokëve. Procesi i mbjelljes së flokëve është pesëdhjetë përqind i të gjithë procesit, pesëdhjetë përqindja tjetër është kujdesi i mëvonshëm. Njohuria e pacientit për kujdesin pas operacionit ndikon drejtpërdrejt në suksesin e procedurës. Prandaj, pacienti duhet të qëndrojë në kontakt me mjekun e tij pas  procesit te mbjelljes se flokëve.

MENJËHER PAS TRANSPLANTIMIT TË FLOKËVE

Pacientët kthehen në shtëpitë ose hotelet e tyre ditën e mbjelljes së flokëve.

Fatkeqësisht, shumë pacientë pësojnë humbje të grafteve si rezultat i traumës në lekuren e kokes.

Mjekët tanë do t’ju japin ilaçe për të lehtësuar ankesat tuaja dhe për të parandaluar rreziqet e mundshme. Ju duhet të përdorni këto ilaçe siç rekomandohet nga mjeku juaj.

Një ditë pas transplantimit të flokëve, nga koka nderrohen fashat dhe kryhet kontrolli .

Në ditët e para pas operacionit, në fytyrë, veçanërisht rreth syve, mund të ndodhin edemë dhe enjtje , e cila është plotësisht normale dhe e përkohshme.

KUJDESI PËR FLOKËT PAS MBJELLJES SË FLOKËVE

Flokët nuk duhet të lahen në ditën e parë pas operacionit për shkak të rrezikut të infeksionit dhe humbjes së mundshme të grafteve. Më pas, duhet të përdoren shampot mjekësorë të rekomanduar. Ju mund të arrini rekomandimet tona të hollësishme për larjen e flokëve pas operacionit në artikullin tonë të titulluar Larja e Flokëve pas Transplantimit të Flokëve.

Produktet për kujdesin e flokëve të rekomanduara nga mjeku juaj pas mbjelljes së flokëve duhet të përdoren siç përshkruhet për ju.

Gjatë larjes së flokëve nuk duhet të përdoret presjon i lartë dhe ujë i nxehtë.

Në muajin e parë nuk duhet të përdoret tharëse flokësh.

Lëkura e kokes duhet të mbrohet nga rrezet e diellit, nëse  shkoni në pushime, duhet të përdorni krem dielli me faktor 50.

Pirja e duhanit ndikon negativisht në rezultatin duke parandaluar oksigjenin e mjaftueshëm të arrijë flokët e mbjelle.

Ju nuk duhet të pini alkool ndërsa përdorni ilaçet e dhëna pas mbjelljes. Gjithashtu këshillohet  që të mos pini alkool për të paktën 15 ditë për shkak të vonimit te shërimit të plagës, por vendimi i lihet vetë personit.

Ushtrimet kardiovaskulare duhet të shmangen të paktën 15 ditë për shkak të rrezikut të djersitjes dhe infeksioneve të ngjashme. Nëse nuk djersitni shumë, pas 15 ditësh mund të filloni ushtrime të lehta.

Për 7 ditë duhet të flini siç përshkruhet nga mjeku juaj.

Për shkak të infeksionit, 1 muaj duhet të shmangni zonat e lagështa siç është sauna, solariumi, pishina, banja turke.

KOMPLIKIMET QË MUND TË SHIHEN PAS TRANSPLANTIMIT TË FLOKËVE

Transplantimi i flokëve është një operacion serioz dhe më pas mund të ndodhin disa ndërlikime. Disa nga këto komplikime mund të renditen si:

Ënjtje, bruizime dhe edemë përreth syve, ndodh 42% te rasteve.  Kryesisht ajo është e përkohshme dhe do të zhduket vetvetiu.

Folikuliti steril, ndodh 23%. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, me locion ose krem që do tu jepet nga mjeku juaj do të zhduket shpejt.

Dhimbje dhe kruajtje në zonën e  dhuruese ndodh 10%. Do të shërohet shpejt me një krem me përmbajtje steroide që rekomandon mjeku juaj.

Përgjumje dhe humbje e ndjesisë në lëkurën e kokës, 10%.

Shenje e madhe në zonen dhuruese; është ndërlikimi më i frikësuar dhe ky rrezik është më i lartë në duar të mjekeve pa përvojë.

Në rast se goditeni diku ka gjakderdhje dhe enjtje.

Infeksion i shkaktuar nga mosrespektimi i kujdesit gjatë ose pas operacionit.

Efektet anësore pas operacionit duhet të raportohen te mjeku dhe te zona e kokës nuk duhet të kryhet asnje veprim pa dijeninë e mjekut që kryen operacionin.

6 MUAJT E PAR PAS TRANSPLANTIMIT TË FLOKËVE

15 ditët e para: 15 ditët e para pas transplantimit të flokëve zona e transplantimit është e kuqe. Ndodh enjtje dhe kore (lekura krion nje shtrese te dyte). 15 ditët e para janë si procesi i muajit të mjaltit; flokët e transplantuara dalin dhe  krijojne një pamje te bukur.

Midis javës së tretë dhe të tetë: Flokët e transplantuara bien, dhe kjo quhet “Humbje shoku”.

Nga muaji i tretë: Flokët fillojnë të rriten

Nga muaji i gjashtë: Flokët fillojnë të rriten në një mënyrë të shëndetshme, gjatë kësaj periudhe ndodhin ndryshime të dukshme.

Një vit më vonë: Flokët e mbjelle në shumicën e pacientëve rriten me një pamje natyrale dhe të shëndetshme në varësi të suksesit të operacionit. Mund të vërehen ndryshime në vetëbesimin e njerëzve dhe në jetën shoqërore.

JETA E PUNËS DHE SPORTET PAS TRANSPLANTIMIT TË FLOKËVE

Në 15 ditët e para pas transplantimit të flokëve duhet të shmangen aktivitetet që kërkojnë përpjekje. Në muajin e parë nuk rekomandohet sporti i rëndë. Në sportet luftarake që kërkojnë kontakt të ngushtë, kjo periudhë mund të zgjasë deri në 90 ditë.

Pacientët zakonisht në jetën e punës mund të kthehen pergıthesısht pas 2 deri në 5 ditësh dhe të vazhdojnë të kryejnë rutina të përditshme.

VITAMINAT E REKOMANDUARA PAS TRANSPLANTIMIT TË FLOKËVE

Shëndeti i flokëve fillon nga rrënjët. Ushqyerja është shumë e rëndësishme në forcimin e rrënjëve. Prandaj, mund të thuhet se marrja e disa vitaminave intensivisht do të kontribuojë në procesin e transplantimit të flokëve.

Kompleksi i Vitaminave- E, C, A dhe B janë efektive në shëndetin e flokëve.  Sidomos përdorimi i vitaminës B rekomandohet pas transplantimit të flokëve.

Ushqime që përmbajnë hekur të dendur me aftësinë për të forcuar imunitetin, rekomandohet sepse do të përshpejtojë procesin e shërimit.

Zinku është një nga vitaminat e rekomanduara që duhet të merren pas transplantimit të flokëve me efektin e tij të fortë në prodhimin e indeve të kolagjenit dhe ekuilibrin hormonal.

PROCESET PAS TRANSPLANTIMIT TË FLOKËVE NË SMILE HAIR

Mjekët tanë me përvojën e tyre të gjatë, të cilët kanë kryer transplantim të flokëve për pacientë nga e gjithë bota, gjithashtu janë me ju edhe pas operacionit të mbjelljes  së flokëve. Mund të ndani të gjitha pyetjet tuaja me ne përmes Whatsapp, mund të konsultoheni për çdo çështje që mund të keni. Ne qëndrojmë pranë jush në të gjitha proceset nga fillimi deri në fund të rrugëtimit tuaj drejt arritjes së flokëve të shëndetshëm.

instagram : smilehairclinic

Smile Hair Transplant Clinic Istanbul has 4.91 out of 5 stars 5128 Reviews on ProvenExpert.com