TRAJTIMI I FLOKËVE ME MEZOTERAPI
Mezoterapia; Është një trajtim i aplikuar në lëkurën e kokës duke injektuar përzierje të veçanta që përmbajnë vitamina, minerale dhe aminoacide dhe disa faktorë të rritjes. Është efektiv në mbrojtjen e flokëve ekzistues, trashjen e fijeve të flokëve, për të pasur flokë të ndritshëm dhe të gjallë dhe parandalimin e problemeve me rënien e flokëve.
Pacienti mund të ndjejë një sasi të lehtë dhimbjeje. Shpeshësia e aplikimit ndryshon nga personi në person. Rezultatet e suksesshme merren kur aplikohen nga mjekë profesionistë dhe me përvojë në klinikën e duhur.
Tek individët me sëmundje autoimune në vend të PRP duhet të preferohet mezoterapia .
EFEKTET DHE PËRFITIMET E MEZOTERAPISË
Është shumë efektive në mbrojtjen e flokëve ekzistues.
Mezoterapia është shumë më efektive sesa metodat e kujdesit topik të aplikuara në flokë.
Kur aplikohet kundër problemit të zbokthit, fitohen rezultate të suksesshme.
Është efektiv në ruajtjen e ngjyrës së flokëve dhe parandalimin / vonimin e zbardhjes.
Jep shkëlqimin, gjallëri dhe vëllim te flokëve.
Zgjat jetëgjatesine e flokëve.
Ajo është efektive në trashje dhe forcimin e fijeve të flokëve.
PËR KË ËSHTË E PËRSHTATSHËME MEZOTERAPIA
Mezoterapia mund të aplikohet tek njerëzit që kanë probleme me rënie të flokëve, gjenetikisht të ndjeshëm ndaj rënies së flokëve dhe tek njerëzit që pësojnë humbje të papritur të flokëve për shkak të dietës, dhe mund të fitohen rezultate të sukseshme.
TE CILET PERSONA NUK DUHET TË APLIKOHET MEZOTERAPIA
Mezoterapia nuk mund të aplikohet tek gratë me gji, pacientët me kancer, diabetikët dhe njerëzit që përdorin hollues të gjakut. Pacientët që dëshirojnë të marrin një trajtim mezoterapie duhet të informojnë mjekun e tyre për ilaçet që kanë përdorur, çrregullimet që ata kanë përjetuar ose që po përjetojnë.
MEZOTERAPIA NË SMILE HAIR
Mezoterapia në Smile Hair; aplikohet nga mjekë të njohur në të gjithë botën në këtë fushë dhe të cilët kane fituar çertifikatat e nevojshme. Historia e shëndetit të pacientëve vlerësohet gjerësisht. Pacienti është i informuar në detaje për të gjitha fazat dhe gjithmonë mund të arrijë te mjeku i tij dhe të bëjë të gjitha pyetjet e tij
instagram : smilehairclinic